Pas disa javësh negociatash, më në fund anësori portugez Francisco Conceição është një lojtar i Juventus. Bardhezinjtë e blenë 100% kartonin e lojtarit nga Porto.
Ky transferim i ka kushtuar Juventus 30.4 milionë eurosh, që do të paguahen në 4 vite, plus shpenzime shtesë prej 1.6 milionë eurosh.
Kontrata e re e Conceição, që vjet luajti me Juventus në formë huazimi, do të zgjasë deri më 30 qershor 2030. Pra, një kontratë 5-vjeçare.
“Jam i kënaqur që jam këtu, mezi pres të filloj sezonin e ardhshëm. Një përqafim të madh. Shihemi së shpejti“, ishin fjalët e para të Francisco Conceição pasi Juventus pranoi ta blinte atë.
Sezonin e kaluar, portugezi realizoi 7 gola në 40 ndeshje që luajti me bardhezinjtë, duke shpresuar që edhe këtë sezon të jetë një lojtar kyç për skuadrën e trajnerit Igor Tudor.
The post Juventus blen 100% kartonin e portugezit, reagon lojtari: I kënaqur që gjithçka mbaroi, mezi pres të luaj appeared first on Telesport.