Juventus bën detyrën ndaj Genoa-s, Zhegrova sheh nga stoli (video)

Juventus ka fituar 2-0 ndaj Genoa në sfidën e luajtur në “Allianz Stadium”, e vlefshme për javën e 31-të në Serie A. Pas ndalesave të Como dhe Romës, bardhezinjtë nuk kishin rrugë tjetër përveçse fitores sot. Tani janë vetëm një pikë alrg vendit të katërt që mbahet nga Como.

Sfida u zhbllokua që në minutën e 4-të, ku pas një aksioni të gjatë, ishte Gleison Bremer, i cili shënoi ne kokë. Në mintuën e 16-të, kundërsulm i shpejtë i bardhezinjve, Francisco Conceicao asiston, Weston McKennie shënon. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për bardhezinjtë.

Juventus e nis pjesën e dytë me një zëvendësim të detyruar, largohet i dmëtuar Mattia Perin dhe futet Michele Di Gregorio. Në minutën e 75-të, Di Gregorio bëhet protagonist pasi priti penalltinë e Aaron Martin, e cila mund të rihapte ndeshjen. Rezultati nuk ndryshon deri në fund, Juventus fiton 2-0. Asnjë minutë për Edon Zhegrovën sot.

SHIKOGOLAT

The post Juventus bën detyrën ndaj Genoa-s, Zhegrova sheh nga stoli (video) appeared first on Telesport.