Juventus arrin marrëveshjen personale me yllin e Premier League, por duhet sakrifikuar dikush

Sipas asaj që raporton “Tuttosport”, Juventus ka arritur marrëveshjen personale me Matt O’Riley, qendërmbrojtësin danez që luan me Brighton. Për 24-vjeçarin ka pasur interes edhe nga ekipet e tjera të njohura si Atalanta, Napoli, Roma apo edhe Olimpique Marseille, por Juventus është treguar më i shpejtë dhe ka gjetur gjuhën e përbashkët me lojtarin. Palët kanë rënë dakord për një kontratë 5-vjeçare me rrogë 3milionë euro neto në sezon.

Tani vjen pjesa më e vështirë për bardhezinjtë, pasi duhet të bien dakord me Brighton. Kujtojmë që O’Riley u transferua vetëm verën e kaluar nga Celtic te Brighton për 29 milionë euro dhe klubi anglez e vlerëson tani të paktën 40 milionë euro.

Për të siguruar shumën e kërkuar nga Brighton, Juventus duhet të sakrifikojë njërin nga mesfushorët që nuk bën pjesë në planet e Igor Tudor dhe që janë: Douglas Luiz, Weston McKennie dhe Fabio Miretti.

Më afër shitjes është braziliani Douglas Luiz, për të cilin ka një interes të shtuar nga disa ekipe angleze, por nuk përjashtohet as ideja e një shkëmbimi kokë më kokë mes tij dhe O’Riley.

The post Juventus arrin marrëveshjen personale me yllin e Premier League, por duhet sakrifikuar dikush appeared first on Telesport.