Juventus arrin marrëveshjen me Jadon Sancho, tani ka mbetur vetëm një gjë për t’u zgjidhur

Pas Jonathan David, Jadon Sancho duket se do jetë ylli i radhës që do të transferohet te Juventus. “Tuttosport” raporton se Juventus ka arritur marrëveshjen personale me Jadon Sancho për një kontratë 4-vjeçare me rrogë 5 milionë euro në sezon plus 1.5 milionë euro bonuse.

Anglezi ka bërë një sakrificë të madhe për t’u transferuar te Juventus, duke pranuar një ulje të ndjeshme të rrogës. Te Manchester United paguhet 12 milionë euro në sezon, ndërsa te bardhezinjtë do marrë më pak se gjysmën, 5 milionë euro.

Tani ka mbetur vetëm për t’u arritur marrëveshja mes klubeve. Manchester United kërkon 25 milionë euro, ndërsa Juventus ofron deri në 15 milionë euro. Gjithsesi, duke ditur që Sancho është jashtë planeve të Ruben Amorim për sezonin e ri, marrëveshja me Juventusin mund të arrihet shumë shpejt.

The post Juventus arrin marrëveshjen me Jadon Sancho, tani ka mbetur vetëm një gjë për t’u zgjidhur appeared first on Telesport.