Juve-Vlahovic, ende bashkë? Nuk është më një skenar i pamundur, siç dukej vetëm pak muaj më parë. Palët janë afruar vazhdimisht kohët e fundit, pikërisht gjatë periudhës kur sulmuesi serb qëndroi jashtë për shkak të dëmtimit në aduktorin e majtë. Tani që rikthimi në fushë po afrohet (mund të jetë në stol kundër Pisa ose Udinese), edhe mundësia e rinovimit nuk duket më e largët.
Me kontratën që skadon në qershor 2026, drejtuesit bardhezinj dhe përfaqësuesit e lojtarit kanë nisur një dialog pozitiv. Fillimisht Chiellini hapi derën për një tratativë të re, më pas erdhi takimi i javës së kaluar, pas eliminimit nga Champions League. Ka një hapje të rëndësishme nga të dyja palët, por dëshira duhet të përkthehet në marrëveshje ekonomike jo të lehtë. Vlahovic ka dërguar sinjal të fortë; para se të dëgjojë oferta të tjera, sidomos nga jashtë, dëshiron të njohë propozimin bardhezi për të kuptuar nëse mund të zgjatet “martesa” e nisur më 2022.
Ai konfirmon se nuk ka marrëveshje me klube të tjera. Në javët në vijim, kur numri 9 do të rikthehet pas mbi 3 muajsh të luajë ppër kualifikimin në Champions, dialogu hyn në fazën vendimtare. Me David të përshtatur vetëm pjesërisht dhe Openda zhgënjyes, blerja më e mirë e verës mund të jetë tashmë në Torino. Pa kosto kartoni.
The post Juve-Vlahovic, takim dhe ndjesi pozitive. Javët e ardhshme, vendimtare për rinovimin appeared first on Telesport.










