Një ditë pas mbylljes së merkatos dimërore, Juventusi ka rigjetur Dušan Vlahović. Sulmuesi serb, i datëlindjes 2000, është rikthyer në stërvitje në “Continassa”. I ndalur që nga Juve–Cagliari, 29 nëntor, për shkak të një dëmtimi të rëndë muskulor, numri 9 është rikthyer në fushë me një seancë individuale për të rifituar formën, jo ende me grupin dhe nën urdhrat e Luciano Spallettit.
Rikthimi në grup pritet pas rreth një muaji e gjysmë. Mbetet e hapur çështja kryesore; do të qëndrojë te Juve apo do të largohet si lojtar i lirë më 30 qershor? Me ardhjen e Spallettit, sulmuesi serb u rikthye në qendër të projektit dhe shanset për rinovim u rritën.
Sipas “Gazzetta.it”, klubi bardhezi nuk i ka bërë ofertë, por DV9 është i hapur ta dëgjojë, gjë që ia ka shprehur edhe Spallettit. Rikthimi me buzëqeshje në “Continassa” është sinjal pozitiv; nuk përjashtohet rinovimi surprizë, edhe në dritën e riaktivizimit të kanaleve për rinovimin e McKennie.
The post Juve, po sikur Vlahović të qëndrojë? Rinovimi ende i mundur, “shkelje syri” Spallettit appeared first on Telesport.









