Juve, mision rinovimesh të dyfishta. Zhvillimet e fundit për Yildiz dhe e ardhmja e Spallettit

Juventusi po nxiton mbi rinovimet, ndërsa protagonistët kërkojnë më shumë kohë për reflektim. Bëhet fjalë për Kenan Yildiz dhe Luciano Spalletti, dy figura kyçe që kanë ringritur sezonin bardhezi dhe për të cilët klubi synon rinovim të dyfishtë. Situatat janë të ndryshme, por objektivi është i përbashkët.

Sa i përket Yildiz, kontrata aktuale skadon më 30 qershor 2029, por bisedimet për zgjatjen deri në vitin 2031 janë në fazë të avancuar. Paga do të rritej nga 1.5 milionë euro neto në rreth 6 milionë, në nivelin e Jonathan David. Sipas “Tuttosport”, mbetet për t’u zgjidhur vetëm bonusi i firmës.

Për Spallettin, i ardhur në mes të sezonit me kontratë 8-mujore, qëndrimi është i qartë. Ai dëshiron të flasë për të ardhmen vetëm në fund të sezonit, duke kërkuar garanci teknike për një projekt fitues.

Në tryezë e pret një kontratë deri më 2028. John Elkann e dëshiron si pikë referimi për vitet e ardhshme dhe, sapo të vijë dakordësia, Comolli dhe Chiellini janë gati. E ardhmja e Juves mund të nisë nga dyshja Yildiz–Spalletti.

The post Juve, mision rinovimesh të dyfishta. Zhvillimet e fundit për Yildiz dhe e ardhmja e Spallettit appeared first on Telesport.