Verdikti i vërtetë i ndeshjes në “Allianz Stadium” është ky: titulli do të kthehet në Milano. Juventusi fitoi bindshëm dhe u ringrit pas ndalesës në Cagliari, por mbetet 10 pikë larg Interit kryesues, shumë për të ushqyer ëndrra titulli. Edhe Napoli, pas kësaj humbjeje, rrezikon seriozisht objektivin e titullit të dytë radhazi: është 9 pikë pas Interit dhe vetëm 1 mbi Juven, në një moment të vështirë edhe për shkak të Champions-it.
Te Juventusi spikati Jonathan David me paraqitjen e tij më të mirë sezonale, duke shënuar golin e epërsisë. Ekipi i Spallettit konfirmoi se disfata e Cagliarit ishte një incident. Mbrojtja është solide (Bremer, Kalulu, Kelly), mesfusha rritet (Locatelli, Thuram), ndërsa Yildiz vazhdon të shkëlqejë. Napoli vuan mungesat dhe lodhjen e titullarëve. Conte u detyrua në zgjidhje emergjente dhe, pavarësisht përpjekjeve, cilësia aktuale nuk mjafton më për të besuar te titulli.
Karta e fundit e dëshpërimit ishte aktivizimi i Lukakut, me debutimin e tij sezonal. Pas mungese kaq të gjatë, nuk mund të pritej që ai të ringjallte një skuadër që, përtej disa gabimeve individuale, hodhi në fushë gjithçka që kishte, gjithçka që i kishte mbetur, por që në këtë moment nuk mjafton për të vazhduar të besojë te “scudetto”.
The post Juve i bën nder vetes, por jo vetëm… Titulli po shkon gjithnjë e më shumë drejt Milanos appeared first on Telesport.










