Pas tri fitoreve radhazi në Champions, kampionat dhe “Coppa Italia”, Juve del nga Napoli me një humbje të rëndë për renditjen (-8 nga kreu dhe -4 nga zona Champions) dhe moralin. Në “Maradona”, skuadra e Spallettit nuk arriti të tregonte pjekurinë e duhur, duke ekspozuar limitet dhe mangësitë e zakonshme në një ndeshje të luajtur prej saj me ritëm të ulët, pak cilësi dhe guxim, me ide të hutuara taktike.
Me Yildiz dhe Conceiçao në sulm dhe McKennie si trekuartist, në pjesën e parë bardhezinjtë nuk e surprizuan skuadrën e Contes, u mposhtën nga dinamizmi dhe teknika e Napolit, me pak vertikalizime dhe vështirësi ndaj Neres e Hojlund. Pjesa e parë përfundoi në disavantazh, me zero gjuajtje në portën e Milinkovic-Savic.
Në pjesën e dytë, Spalletti ndryshoi në 3-4-2-1 dhe arriti barazimin me kundërsulm, por 20 minutat e fundit ishin sërish të dobëta për shkak të pasivitetit në të gjitha zonat dhe disa lëvizjeve të çuditshme si zëvendësimi i Yildiz dhe hyrja e vonshme e Zhegrovës. Performancat e pakuptueshme të David dhe Openda, mungesa e agresivitetit në duele dhe kontrastet mbrojtëse bënë diferencën, duke dëshmuar se Juve vazhdon ta kërkojë identitetin e saj taktik dhe mbetet larg kreut të renditjes.
The post Juve dështon në “Maradona”. Limitet e zakonshme, mbrojtje e dobët, Spalletti gaboi me lëvizjet appeared first on Telesport.











