Justin Kluivert ka hyrë në historinë e futbollit falë “Guinness World Record”. Sulmuesi i Bournemouth u shpërblye me një pllakatë të tillë për një arritje të paprecedentë: më 30 nëntor 2024, në fitoren 4-2 ndaj Wolverhampton, ai realizoi 3 penallti në një ndeshje të Premier League, diçka që nuk ishte parë kurrë më parë.
Golat e tij në minutat 3’, 18’ dhe 74’, së bashku me rrjetën e Kerkez, i dhanë skuadrës fitoren që nisi një seri të gjatë pa humbje (8 fitore e 4 barazime, deri më 25 janar). Kluivert e mbylli sezonin 2024/25 me 12 gola dhe 6 asiste në 34 ndeshje, ndërsa këtë edicion është ende në kërkim të rrjetës. Megjithatë, Bournemouth ndodhet në vendin e katërt të Premier League.
Ky rekord e vendos Justin pranë babait të tij, Patrick Kluivert, i cili më 24 maj 1995 u bë lojtari më i ri që shënoi në një finale Champions League, duke i dhënë Ajax-it trofeun me një gol ndaj Milanit në moshën 18 vjeç e 327 ditë. Familja “Kluivert”, pra, mbetet e lidhur fort me librin e rekordeve.
Congratulations to Justin Kluivert of @afcbournemouth 🍒⚽ who was recently presented with his certificate for the most penalties scored by a football (soccer) player in an English Premier League match.
Justin's hat-trick of penalties took place as Bournemouth played Wolves on… pic.twitter.com/4fB1iVUQnC
— Guinness World Records (@GWR) September 21, 2025
The post Justin Kluivert imiton të atin, holandezi hyn edhe në librin e rekordeve “Guinness” appeared first on Telesport.