Justin Bieber reagon ashpër në rrjet gjatë Ditës së Babait, ndërsa ndan pamje të djalit

Justin Bieber u bë pjesë e debatit në rrjet gjatë Ditës së tij të parë të Babait, duke ndarë një seri postimesh të çuditshme dhe herë-herë provokuese në Instagram.

Këngëtari 31-vjeçar, i cili së fundmi u bë baba i një djali me bashkëshorten Hailey Bieber, publikoi një foto bardhë e zi ku shfaqej me një mimikë serioze dhe një mesazh: “Jam një baba me të cilin nuk duhet të ngatërrohesh”, i shoqëruar nga emoji i gishtit të mesëm.

Postimet e tij përfshinë gjithashtu fotografi të djalit të tyre, Jack, për herë të parë që nga lindja në gusht 2024, si dhe dhurata luksoze që duket se i kishte marrë nga Hailey – përfshirë një orë të shtrenjtë Audemars Piguet dhe çanta Prada, shkruan DailyMail.

Ndërkohë, fansat u ndanë mes mbështetjes dhe shqetësimit. Disa e vlerësuan sinqeritetin e tij, ndërsa të tjerë shprehën shqetësim për gjendjen e tij emocionale, duke i bërë thirrje që të kërkojë ndihmë për hir të familjes.

Postimet u pasuan nga imazhe të tjera që përfshinin kanabis, emoji provokues dhe mesazhe të nënkuptuara për “marrëdhënie toksike” me të tjerët.

Ndërsa Hailey nuk postoi publikisht për Ditën e Babait, Bieber sugjeroi në rrjet se ata kishin kaluar një mbrëmje romantike së bashku.

Ky është një nga rastet e shumta ku Bieber përdor rrjetet sociale për të shprehur ndjenja të forta – një prirje që ka ngjallur diskutime të përsëritura rreth shëndetit të tij mendor dhe jetës personale.