Jurgen Uldedaj ka regjistruar fitoren e 20- të në boksin profesionist. Boksieri shqiptar ka mposhtur edhe kundërshtatin e radhës, boksierin nga Kili, Gerardo Mellada. Ndeshja u zhvillua në “Co-op Live Arena” në Manchester, është arena më e madhe e brendshme në Angli me kapacitet 23 500 vende.
Ka qenë një ndeshje e fortë, e luftuar mes dy boksierëve, të cilët kanë qendruar të dy në këmbë deri në fundin e raundit të 10- të të parashikuar. Në fund, me vendim unanim, gjyqtarët kanë shpallur fitues boksierin shqiptar, i cili koleksionon fitoren e 20- të në boksin profesionist.
Kampioni Jurgen Uldedaj, vinte në këtë ndeshje me një bilanc prej 19 fitoresh, me 10 vite pjesëmarrje në boksin profesionist. Aktualisht është boksieri shqiptar më i sukseshmi i rankuar në 15 boksierët më të mirë në 4 federatat kryesore të boksit profesionist botëror në: IBF, WBA, WBO, WBC. Rivali i tij, Gerardo Mellada deri mbrëmjen e 5 prillit, kishte koleksionuar me 12 fitore dhe 3 humbje.
Jurgen Uldedaj është pjesë e aktivitetit të klubit Anglez, që është numri 1 në botë “Queensberry Promotions”, me Promotor Frank Warren. stërvitet nën drejtimin e dy trainerëve me famë botërore Don Charles dhe Sepp Maurer. Me fitoren e sotme, kampionit shqiptar i hapet rruga për titullin e madh botëror në peshën Cruiserweight, për të bërë realitet një ëndërr shqiptare, që edhe Shqipëtaria të ketë një titull të madh botëror në boksin profesionist.