Julian Alvarez mbetet ëndërr… Njëri nga këta dy sulmuesë do të zëvendësojë Lewandowski-n te Barcelona

Robert Lewandowski do të largohet në fund të këtij sezoni, ndaj drejtuesit e Barcelonës prej kohësh kanë nisur nga puna për të gjetur një zëvendësues të denjë për polakun. Edhe pse është përmendur shumë emri i Julian Alvarez, transferimi i argjentinasit është thuajse i pamundur. Atletico Madrid kërkon 150 milionë euro për të lënë të lirë, shifër që Barcelona nuk është në gjendje ta paguajë.

“Diario AS” raporton se drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, po shqyrton dy emra, transferimi i të cilëve është i përballueshëm. Emri i parë i cili pëlqehet shumë nga Hansi Flick, është sulmuesi i Dortmundit, Serhou Guirassy, i cili ka një klauzolë largimi 65 milionë euro.

Emri i dytë, i cili ka një kosto mëse të përballueshme nga Barcelona, është sulmuesi i Levante, Karl Etta Eyong, i cili ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 3 asiste deri tani në La Liga. Kartoni i tij vlen rreth 20 milionë euro.

 

The post Julian Alvarez mbetet ëndërr… Njëri nga këta dy sulmuesë do të zëvendësojë Lewandowski-n te Barcelona appeared first on Telesport.