A dëshiron Julián Álvarez të ndryshojë ambient? Kjo është një pyetje që bëhet gjithnjë e më shpesh muajt e fundit, pasi disa klube janë interesuar për të. Në veçanti Barcelona, e cila është gati të ndryshojë diçka në repartin ofensiv kur kontrata e Lewandowskit të përfundojë 30 qershorin e ardhshëm.
Atëherë do të kuptohet nëse argjentinasi do të jetë objektivi kryesor i blaugranave, edhe pse mënyra e tij e lojës vlerësohet shumë nga drejtuesit katalanas. Disa zëra e përshkruajnë atë si jo shumë të lumtur për të qëndruar në Madrid në vitet e ardhshme.
Presidenti i Atletico, Enrique Cerezo, e ka hequr nga merkatoja për këtë sesion: “Julián ka një kontratë të gjatë me Atlético Madridin dhe besoj vërtet se të dyja palët duan të vazhdojnë. Nuk kemi pasur asnjë bisedë me Barcelonën apo klube të tjera. Duam të qëndrojë me ne. A jam i qetë? Jo i qetë, por shumë i qetë”.
Mbetet për t’u parë nëse në qershor, ndoshta pas Botërorit, Atletico do ta mbajë në skuadër apo jo. Sot, Julián Álvarez mbush 26 vjeç.
The post Julián Álvarez, jo shumë i lumtur në Madrid. Argjentinasi joshet nga interesimi i Barcelonës appeared first on Telesport.









