Duke parë luhatjet e vazhdueshme të Jules Kounde, Hansi Flick ka kërkuar nga drejtuesit e Barcelonës një përforcim në krahun e dajthtë. Emri i sugjeruar nga Flick është Daniel Munoz, mbrojtësi i djathtë që po shkëlqen te Crystal Palace.
Munoz ka shfaqur aftësi të mira sulmuese, por edhe mbrojtëse, duke e bërë atë një profil tejet interesant. Crystal Palace kërkon të paktën 30 milionë euro.
Në anën tjetër, transferimi i Daniel Munoz te Barcelona, do të hapte rrugën e largimit përfundimtar të Jules Kounde. Për francezin ka interes të madh në Premier League, nga klube si Manchester United dhe Chelsea. Barcelona mund të përfitojë të paktën 60-65 milionë euro nga shitja e francezit.
Një tjetër arsye që Flick është i pakënaqur me Kounde është edhe sjellja e tij jashtë fushe, siç mund të jenë vonesat në stërvitje apo dhe gjëra të tjerë qënuk tolerohen nga trajneri gjerman i Barcelonës.
The post Jules Kounde nuk e bind më, Flick kërkon mbrojtësin e djathtë ideal në Premier League appeared first on Telesport.











