“Ju rrugaça e sallahana, vagabonda shakllabana”, Zafir Berisha kritikon deputetët me një poezi të Fishtës

Ish-deputeti Zafir Berisha ka kritikuar deputetët aktual të Kuvendit të Kosovës për moskonstituimin e Kuvendit.

Ai ka bërë me dije se disa nga këta deputetë janë faqezi dhe po e pengojnë formimin e institucioneve të reja.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka kritikuar këtë deputetë me një poezi të shkrimtarit të njohur shqiptar Gjergj Fishta.

Postimi i plotë i Berishës:

Kur e shohim se çka po ndodhën në Kuvend, dhe si po sillen me atdhueun (Kosovën) disa faqezi që thirren në ëmër të popullit, detyrimishtë ta kujton Gjergj Fishtën i cili shkruante;

Ju rrugaça sallahana

vagabonda shakllabana

rricna t’ndyet, mikrobe të kqi

qi të mjerës moj Shqipni

kthelltë hi i keni në mushkni

pa dhimbë gjakun tuj ia pi…

Mentaliteti dhe kultura politike është rikthy para luftës dytë botërore, e cila mund të përkufizohet me një shprehje popullore, për inat të resë me dekt djali!

Ku primitivizëm politil i dalur nga vota e popullit me 9 shkurt, tregon se sa e meritojmë Kosovën, fatkeqësisht.