Jozin e mbulojnë me para në dasmë, por veprimi i tij habit të gjithë

Ish-banori i ‘Big Brother VIP Albania’, Joz Marku, vazhdon të jetë i pranishëm në shumë ahengje familjare, ku shpesh krijon atmosferë me performancat e tij.

Së fundmi në disa pamje të publikuara në rrjetet sociale, Jozi shihet duke kënduar në një dasmë, ndërsa të pranishmit e mbulojnë me para si shenjë vlerësimi dhe respekti, shkruan “Kosovarja”.

Por ajo që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve është reagimi i tij. Teksa i hidhnin para, Jozi iu është drejtuar me fjalë ‘Mos hargjoni më shumë’ një gjest që është përshëndetur nga shumë komentues si i thjeshtë dhe i sinqertë.