Këngëtari i njohur shqiptar dhe ish-banori i Big Brother VIP Albania 4, Joz Marku, ka publikuar projektin e tij më të fundit muzikor.
Kënga mban titullin “Po shprehem” dhe vjen në stilin karakteristik të artistit, duke sjellë një energji të freskët për publikun.
Ky projekt nuk është vetëm interpretim, por edhe krijim personal i Jozit. Teksti dhe vija melodike janë shkruar nga vetë ai, duke i dhënë këngës një dimension më intim dhe autentik.
Foto: YouTube
Për videoklipin, i cili e shoqëron këngën dhe i jep një pamje vizuale të kompletuar, është kujdesur MVC Production, duke sjellë një realizim modern dhe tërheqës.
Publiku e ka mirëpritur projektin, duke e konsideruar si një hap të radhës të rëndësishëm në rrugëtimin muzikor të Jozit pas daljes nga shtëpia më e e famshme në Shqipëri.