Një burrë rreth të gjashtëdhjetave dëshiron të njihet, në aspektin romantik, me “Selvije Berishën“. Këtë ia shkruan dhe ia shpreh në rubrikën për komente në fotografi të profilit të “Facebook”-ut. Kjo e fundit e ka tërë “dukjen reale” të një personi, grua, rreth tridhjetë vjeç. Dhe, edhe e pashme. Ka fotografi me emër dhe mbiemër. Megjithatë, ajo nuk është “Selvija” për të cilën burri gjashtëdhjetë (mesatarisht) vjeç mendon se është. “Selvija” është një personazh/profil i ndërtuar në mënyrë të rreme për të diseminuar e shtrirë propagandë për Vetëvendosjen dhe për të fyer e shejtanizuar të gjithë ata që janë jashtë llojit të VV-së: politikanë, shoqëri civile, gazetarë e media, biznesmenë dhe qytetarë krejt personalë që shprehin ndonjë mendim. Selvija është “grua e rreme”, e ndërtuar me identitet e gjini të rreme, për të joshur ndjekës dhe për ta bërë propagandën me efikase: kur ajo vjen nga një… “grua”.
Një “scroll” poshtë e më poshtë profilit të vet, ‘Selvija’ është e raportirur me pafund përmbajtje politike që shkrep çdo 10 minutë – me mesatare prej qindra postimesh në ditë: “Hajna, bre ju mbetë në fytë”, shkruan Selvija ndaj një darke ku shihen Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi, Behxhet Pacolli, Kadri Veseli e Fatmir Limaj. Por, Selvija s’është as para, as e fundit, dhe as kryesorja e llojit të “gruas së rreme”. Ata janë në dhjetëra e qindra, për çka ‘Nacionale’ do të sjellë top dhjetë më agresivet dhe më me ndikim dhe audiencë të madhe.
#2
E famshmja, kampionja e padiskutueshme e peshave të rënda të propagandës së zhanrit ‘grua e rreme’: Jona Çitaku. Madje për tetë muaj ka ndryshuar shumë edhe në pamje. Plus, ka korrigjuar “Q/Ç”-në e mbiemrit. E kishte Qitaku, tash e ka Çitaku. Kjo ka aq audiencë dhe angazhime sa që postime te saj i pëlqejnë dhe shpërndajnë edhe zyrtarë të lartë të Vetëvenodosjes (si Elvis Hoxha e Hysamedin Feraj e Haxhi Avdyli). Në membranën e realitetit të ‘grave të rreme’ asaj s’i vie shtatit asnjëra dhe thjesht gravitojnë rreth saj. Identiteti i saj, me ç’është raportuar, mund të jetë edhe i ditur për hetuesit policor. Kjo gjë megjithatë mbetet të konstatohet nga institucionet. Përmbajtja që shpërndan ajo, s’ka nevojë për interpretim: është demonizim absolut politik dhe publik ndaj gjithkujt kritik për Vetëvendosjen, shkruan Nacionale.
Krahasim: ‘Jona Çitaku’ sot, dhe ‘Jona Qitaku’ para tetë-nëntë muajsh.


#3
Enter, “Sara Femi Blakqori”…Sarën e njihnim për “Sabri Gashi”, të cilit/ës i kishte mbetur gabim ‘username’-i: por, ajo ndonëse njëherë iu mbyll profili i vjetër, i ka marrë sërish këmbët. Dhe, është kthyer, me helm të rienergjizuar. Ajo i është përvishur punën për të lajmëruar se “Kurti 3 po vjen” dhe është e afërt me komentuesit e vet. Atë edhe pyesin si të ishte autoritet partial: “Me cilën parti (koalicion)? Për hajr na koftë”.

“Sara” ndonës ishte përvishur para dy-tre muajsh për të riskalitur figurën e Fatmir Limajt me fjalët e Albin Kurti se “lajm i mirë që Komandant Çeliku është rikthyer në Kuvend”, tash e ka ndërruar: “Fatmir Limaj me Serbinë” dhe “plaçkitës”.
- “Për Fatmir Limajn ska çka flitet, e kam thënë disa herë: ky njeri ka pranuar që Aleksandar Vuçiq t’ia kalonte pragun zgjedhor në vitin 2019. Plaçkitja e parave sa ishte ministër i Transportit dhe Telekomunikacionit është rast i vërtetuar,me tenderë për bojlera kanë vjedhur miliona. Mos të flasim për punësimet me listë dasme”, thotë “Sara”.
‘Sara’ e ka mbështetjen e parezervë, shpërndarëse, miratuese, promovuese të ‘Jona Çitakut’ (me të cilën e ka të regjistruar datën/ditën e njëjtë të hapjes së profilit në Facebook) dhe ‘Selvija Berishës’. Ajo, me që të dyja, funksionojnë si trio e koordinuar.
#4
Në radhë vjen Gona Hoxha, personazh më ‘incognito’. Ajo ushqen pafund grupe pro-Vetëvendosjes me përmbajtje, dhe jo në profil të vet. E ka mesataren e postimeve deri në qindra. Kujdeset që anëtarëve të atyre grupeve pafund, t’ua (ri)kujtojë se kundër kujt po luftojnë: “Hajvnave” dhe “të korruptuarve”. “Nkiss nkiss ajlove ju slobodan”, shkruan ajo teksa e nxjer një video të Vlora Çitakut në Bruksel në kuadër të Dialogut Kosovë – Serbi. Ajo shkruan, me vëllime të nalta: “Qe Shk***t”.
#5
Enter, “Anita Ukaj”. Kjo e fundit nuk është çfarëdo. Është shtyse e madhe e diskurseve ditore, të atypëratyshme, të nevojave ditore politike. Një qëndrim publik i VV-së për një çështje të caktuar, dhe futet ajo: Kosova në dy traka, VV si shpëtimtare e kombit, dhe të gjithë të tjerët “me Serbinë”. Në cilën kthesë do t’ia mbani? Kah Beogradi, apo Bashkimi Kombëtar. “Anita Ukaj” qartëson dilema…
- “Ashtu- ashtu, na i patën vjedhë votat në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025. Kur papritmas ra serveri i KQZ-së. Kështu që, shkojmë në zgjedhje të reja! ✔️”, shkruan ajo.
Pesha të rënda vazhdojnë: famëkeqja si “Marigona Fona” vazhdon të jetë hardcore dhe agresive në përmbajtje, e përcjellur nga “Alba Murtezi”, “Nita Nita”, dhe “Era Rexha”.
Krejt për fund…
- “Je shumë e bukur, super yll”.
Kështu i shkruan një tjetër burrë, një tjetrës ‘grua të rreme’, alamet-Admine e grupeve me përmbajtje të madhe pro-Vetëvendosjes, “Tringa Elshani”. Ajo s’e ndal gjuhën për “Sami Lushtak Hajnin dhe të Serbisë”. E kryen me orar të plotë punën. Audiencë, sa të duash…










