Joseph: Kriza artificiale në Kosovë do të përkeqësojë marrëdhëniet me BE dhe SHBA

Bashkëpunëtori i lartë i Institutit për Politikë të Jashtme në Johns Hopkins University, Edward Joseph, vlerëson se Kosova po përballet me një krizë politike të panevojshme, e cila sipas tij po shkaktohet nga kokëfortësia e udhëheqjes dhe jo nga rezultatet e ngushta zgjedhore.

Ai ka thënë se shpreson që Gjykata Kushtetuese të vendosë që Kuvendi i Kosovës të mos shpërndahet dhe të shmangen zgjedhjet e reja, të cilat, sipas tij, nuk janë në interes të askujt, transmeton Paparaci.

Joseph ka theksuar se zgjidhja më logjike është që Vjosa Osmani të mbetet presidente e Kosovës, duke shtuar se ajo nuk ka bërë asgjë që të diskualifikohet për një mandat tjetër dhe se ka ndërtuar marrëdhënie të forta me Shtetet e Bashkuara.

Ai paralajmëroi se një bllokadë e re institucionale mund të dobësojë mbështetjen ndërkombëtare për Kosovën nga Bashkimi Evropian dhe NATO, duke theksuar se krizat artificiale u japin argumente kundërshtarëve të Kosovës, përfshirë edhe ata në Serbia.

Sipas tij, rol kyç në tejkalimin e situatës ka kryeministri Albin Kurti, ndërsa çdo mosmarrëveshje politike mes tij dhe Osmanit duhet të lihet anash në favor të interesit të Kosovës dhe shmangies së krizës politike./Paparaci.com