Sa herë që është periudha e merkatos, Marc Casado gjithmonë përflitet për një largim të mundshëm nga Barcelona, gjë që nuk ka ndodhur deri tani, por me shumë mundësi mund të ndodhë gjatë verës së ardhshme.
“AS” zbulon se agjenti i lojtarit, Jorge Mendes, është i pakënaqur me situatën e “klientit” të tij te katalanasit dhe po shqyrton mundësinë e transferimit në Arabinë Saudite.
Mendes ka pasur kontakte paraprake me disa klube nga Arabia Saudite të interesuara për Marc Casado, por jemi ende na fazat e para të bisedimeve. Te Barcelona janë të hapur për shitjen e Casado, pasi deri tani ka qenë vetë lojtari që ka refuzuar mundësinë të largohet.
Megjithatë, një ofertë e mirë ekonomike mund ta bëjë mesfushorin difensiv të ndërrojë mendje dhe në verë të largohet drejt Arabisë Saudite, pavarësisht se për të ka interes të madh në ligat elitare të Europës.
The post Jorge Mendes i pakënaqur me situatën e lojtarit të tij te Barcelona, po mendon transferimin në Arabinë Saudite appeared first on Telesport.










