Jorge Mendes i ofron dy qendërmbrojtës Real Madridit, Perez ka plan tjetër

Pavarësisht përforcimeve që ka bërë në repartin e mbrojtjes këtë merkato, Real Madrid është ende në kërkim për prurje të reja. Në këtë situatë, agjenti i njohur Jorge Mendes i ka ofruar klubit madrilen dy emra për të përforcuar mbrojtjen e tyre. Antonio Silva, aktualisht mbrojtës i Benfica,dhe El Chadaille Bitshiabu, një talent i ri i Leipzig. Të dy lojtarët, të cilët ende kanë shumë hapësirë për rritje, thuhet se janë të disponueshëm këtë verë për një tarifë afër 30 milionë eurosh.

Oferta e Jorge Mendes vjen në një kohë kur trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, i ka kërkuar klubit të bëjë një përpjekje të fundit për të kompletuar linjën e tij mbrojtëse, pavarësisht nënshkrimeve të fundit të Trent Alexander-Arnold, Dean Huijsen dhe Álvaro Carreras. Trajneri bask beson se një qendërmbrojtës i nivelit të lartë është ende i nevojshëm që mund të ofrojë soliditet dhe përvojë.

Megjithatë, sipas “DefensaCentral”, Florentino Perez nuk është kundër perspektivës së këtyre dy të rinjve, por përparësi mbetet Ibrahima Konate. Mbrojtësi francez i Liverpool-it është objektivi kryesor dhe i vetmi për të cilin Florentino Perez do të ishte i gatshëm të paguante shumën 30 milionë euro, aq sa vlejnë dy lojtarët e ofruar nga Jorge Mendes.

The post Jorge Mendes i ofron dy qendërmbrojtës Real Madridit, Perez ka plan tjetër appeared first on Telesport.