Jorge Costa u nda nga jeta, Rui Costa i pikëlluar: Lamtumirë vëllai, ishe njeri i jashtëzakonshëm

Manuel Rui Costa, presidenti i Benfica, ka shprehur trishtim dhe dhimbje të thellë për ndarjen nga jeta të Jorge Costa, ish-kapiten i Portos dhe miku i tij i ngushtë, të cilin e ka quajtur “vëlla”. Ish-mesfushori ofensiv i Milanit dhe Fiorentinës deklaroi: “Është një lajm i trishtueshëm dhe i dhimbshëm.

Në emrin tim dhe të Benfica i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe klubit të Portos. Jorge ka qenë një person dhe sportist që ka lënë gjurmë te një gjeneratë e tërë e futbollit portugez. Për mua personalisht është një ditë shumë e dhimbshme, kam kujtime me të që nga mosha 17-vjeçare. Largohet një njeri i madh dhe një mik i vërtetë”.

Rui Costa emociona-se com a morte de Jorge Costa: “Partiu um grande homem e um grande amigo” - Golo FM | A Primeira Rádio Desporto

Ish-fantazisti kujtoi me emocion momentet e përjetuara me Jorge Costa, veçanërisht në kombëtaren U-20, në të cilën fituan së bashku Kupën e Botës në vitin 1991: “Ka qenë fitorja më e rëndësishme në karrierën time me kombëtaren, e kam jetuar me atë. Në ato momente krijohen lidhje shumë të forta. Miqësia jonë lindi atëherë dhe nuk u shua kurrë”.

Rui Costa theksoi edhe vlerat njerëzore të ish-mbrojtësit të Portos: “Kemi ndarë të njëjtën dhomë për vite me radhë në kombëtare. Jorge ka qenë gjithmonë një profesionist i madh, mbrojti Porton ashtu siç mbrojta unë Benficën, por mbi të gjitha ka qenë një njeri i jashtëzakonshëm. Jam thellësisht i pikëlluar. Një përqafim i fortë për familjen dhe fëmijët e tij, të cilët sot po vuajnë jashtë mase”.

Rui Costa e Jorge Costa juntos num treino em 1993

The post Jorge Costa u nda nga jeta, Rui Costa i pikëlluar: Lamtumirë vëllai, ishe njeri i jashtëzakonshëm appeared first on Telesport.