Pak para “El Clasico” mes Barcelonës dhe Real Madridit, e fituar 2-0 nga katalanasit, Jordi Alba dha një intervistë për DAZN, ku foli me superlativa për Federico Dimarco, pjesë e Interit.
“Kemi shumë ngjashmëri. E kam ndjekur që kur luaja në Katalonjë dhe më pëlqen shumë, është i fortë”, – deklaroi ish-mbrojtësi i Barcelonës.
Fjalë me shumë peshë për Dimarco, duke qenë se Jordi Alba konsiderohet një nga mbrojtësit e majtë më të mirë të viteve 2000 e deri më sot.
“Inter është një skuadër e madhe në Itali dhe Dimarco më pëlqen jashtëzakonisht shumë. Është lojtar që sulmon shumë mirë dhe ka paraqitje serioze në fazën mbrojtëse. E kam vlerësuar gjithmonë”, – shtoi spanjolli.
The post Jordi Alba “kurorëzon” Dimarco: Kemi shumë ngjashmëri, më pëlqen jashtëzakonisht appeared first on Telesport.









