Jordi Alba, mbrojtësi i majtë i Inter Miami, e lavdëroi këtë të diel Luis Enrique, trajnerin e PSG, i cili eliminoi skuadrën nga Florida me rezultatin 4-0 në 1/8 finale të Kupës së Botës për Klube.
“Për mua, Luis Enrique është trajneri më i mirë në botë, – deklaroi në zonën e intervistave për atë që ka qenë trajneri i tij te Barcelona dhe kombëtarja e Spanjës. – Kam pasur shumë trajnerë që më kanë ndihmuar jashtëzakonisht shumë, por ai ndoshta më ka ndihmuar jo vetëm në aspektin futbollistik, por edhe në atë njerëzor. T’i shoh gjërat ndryshe kur nuk luaja, janë shumë gjëra ku më ka ndihmuar”.
Kjo ndeshje e 1/8 finale të Kupës së Botës për Klube solli shumë histori të kryqëzuara që lidhen me Barcelonën, me Luis Enrique si trajner të PSG, Ousmane Dembélé në radhët e parizienëve dhe Javier Mascherano si trajner i Inter Miami, ku luajnë Messi, Luis Suárez, Sergio Busquets dhe Jordi Alba.
Gjithashtu, mbrojtësi tha se ata janë “krenarë” për pjesëmarrjen e tyre në këtë turne dhe pranoi se PSG është “një kundërshtar shumë i madh” që “të vendos nën presion gjatë gjithë kohës”.
¿NOSTALGIA, ERES TÚ? 🥹 El cariñoso abrazo de Luis Enrique a Sergio Busquets y Jordi Alba ❤️@FIFACWC | Todos los partidos gratis en https://t.co/OFe1FpBGjK #TakeItToTheWorld pic.twitter.com/nalCKeYh08
— DAZN España (@DAZN_ES) June 29, 2025
The post Jordi Alba e mbulon me lavde Luis Enrique: Pë mua është trajneri më i mirë në botë appeared first on Telesport.