Jonida Vokshi ka ndarë një moment prekës me ndjekësit e saj në Instagram, teksa ka folur për humbjen e babait.
E pyetur nga një ndjekëse se si e ka përjetuar këtë dhimbje, Jonida është shprehur se ende nuk është pajtuar me këtë realitet dhe nuk është bërë plotësisht e vetëdijshme për ndodhinë.
“Ka momente që e ndjej që ka ndodhur vërtet dhe ato janë momentet më të vështira.Por vazhdon të jetojë me ne, tragjedi historite e tij kudo. Është procesi më i vështirë në botë, për jetësor. Dhemb për tërë jetën, por e luftosh që ai të jetë krenar për ty, prej nga kudo që të sheh e të ruan,” ka shkruar Jonida bashkëngjitur një fotografie të saj me të atin.