Moderatorja e njohur shqiptare, Jonida Vokshi, ka ndarë një kujtim prekës për babanë e saj në gjashtëmujorin e ndarjes nga jeta.
Në një postim emocionues në Instagram, Jonida publikoi një foto të bukur e plot nostalgji, në të cilën shfaqet e përqafuar me babanë e saj, të cilën e shoqëroi me disa fjalë që prekin zemrat.
“6 muaj pa ty sot bush. Zakonisht unë flas, shkruaj e shprehem, por sot dua ta mbaj për vete,” shkroi moderatorja, duke shprehur kështu mungesën e madhe dhe dhimbjen që ndien për humbjen e njeriut më të dashur.

