Jonathan David pritej të ishte lideri i Juventusit këtë sezon. Sulmuesi kanadaz i transferuar verën e kaluar si lojtar i lirë nga Lille, por me rrogën më të madhe aktualisht te Juventus, po rezulton një dështim i vërtetë. Kanadezi ka shënuar 5 gola në 27 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke qenë shumë larg pritshmërive ndaj tij.
Megjithatë, pavarësisht se në Serie A nuk po bind, sulmuesin kanadez e duan në Premier League. “Sports Illustrated” zbulon se Manchester United, Newcastle, Tottenham dhe Wolves e kanë në radarin e tyre sulmuesin kanadez.
Gjithsesi, për momentin te Juventus nuk po mendojnë largimin e David, të paktën gjatë merkatos së janarit. Por, situata mund të ndryshojë në verë, duke ditur që Juventus nuk pagoi asgjë për transferimin e tij dhe në rast se vjen një ofertë e duhur ekonomike, bardhezinjtë mund të heqin dorë prej tij. Vlera aktuale në treg e Jonathan David është 35 milionë euro, sipas Transfermarkt.
The post Jonathan David nuk po bind te Juventus, megjithatë e duan 4 klube të njohura në Premier League appeared first on Telesport.










