Duncan ka qenë për tre vjet këshilltar i Komandantit të Forcave të NATO-s, Wesley Clark.
John Duncan, një britanik, ka nis dëshminë e tij në Hagë si dëshmitar i mbrojtjes së Hashim Thaçit. Duncan ka qenë për tre vjet këshilltar i Komandantit të Forcave të NATO-s, Wesley Clark, gjatë viteve 1998–2001. Ka shërbyer gjithashtu në misione të tjera diplomatike, si në Sudan dhe Francë.
Ai vjen në Hagë pas dëshmisë së ish-ndihmësit të Sekretarit të Shtetit dhe zëdhënësit të Madeleine Albright, James Rubin, si dhe Paul Williams, ish-këshilltar i Kosovës në Rambuje.
Seancat dëgjimore këtë javë do të zgjasin deri të mërkurën, për të vazhduar më pas të hënën tjetër me dëshmitarë të tjerë të mbrojtjes së Hashim Thaçit.