Ish-presidenti amerikan, Joe Biden i është nënshtruar një operacioni për kancerin e lëkurës, tha zëdhënësi i tij.
Nuk dihet ende se kur i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale, por një video nga fundi i gushtit e tregoi atë dule dalë nga kisha në Delaëare me një shenjë të madhe dhe të freskët në kokë. Zëdhënësi tha për Sky, se ai është duke u shëruar mirë.
Biden iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale Mohs, e cila përfshin heqjen e një shtrese indesh, ekzaminimin e saj nën mikroskop për të parë nëse ka mbetur ndonjë qelizë kancerogjene dhe përsëritjen e saj nëse është e nevojshme.
82-vjeçarit iu hoq nga gjoksi një karcinomë bazale, një nga dy llojet më të zakonshme të kancerit të lëkurës, në vitin 2023.
Mjeku i tij tha në atë kohë se të gjitha qelizat kancerogjene ishin hequr.
Në të njëjtin vit, gruas së Bidenit, Jill iu hoqën dy karcinoma bazale nga afër syrit dhe në gjoks.
Ish-presidenti zbuloi gjithashtu këtë maj se kishte kancer të prostatës në fazën e katërt – me sëmundjen që i ishte përhapur në kocka