Një nga lojtarët kyç në Kupën e Botës për klube, duke shënuar tre gola në pak më shumë se dy ndeshje, ishte sulmuesi Joao Pedro, i cili iu bashkua Chelsea pas fazës së grupeve. Lojtari u ble për 70 milionë eurosh nga Brighton këtë verë.
Braziliani ka provuar të jetë një shtysë në këtë turne, duke lënë gjurmë edhe në finale. Ai realizoi një gol (të tretin në fitoren 3-0) dhe ishte protagonist në incidentin në fund të takimit me trajnerin e PSG, Luis Enrique.
“Ndeshja ishte gati të mbaronte dhe ata filluan të provokonin, gjë që është normale. Ata fituan Champions League, por kjo ishte një ndeshje tjetër. Ata duhet ta kishin pranuar humbjen dhe nuk duhet të kishin provokuar“, tha Joao Pedro.
Sulmuesi dha detaje rreth origjinës së përleshjes: “I pashë të rrethonin Andrey dhe shkova ta mbroja. Në atë pikë, Luis Enrique më shtyu dhe unë rashë. Ata nuk dinë të humbasin“.
Joao Pedro foli për momentin fantastik personal që po përjeton. “Kalova 40 ditë me pushime, mbërrita në mes të një Kupe Bote dhe është hera e parë që përballem me ekipe të mëdha. Po përjetoj diçka të pabesueshme, nuk di çfarë të them”.
“Punova me një trajner personal dhe mbërrita në Amerikë duke eliminuar menjëherë një ekip që më dha gjithçka (Fluminense), duke arritur në finale. Finalja ime e parë, dy gola në gjysmëfinale dhe një në finale. E gjitha falë Zotit”, tha Joao Pedro.
The post Joao Pedro sqaron sherrin me Luis Enrique në finale: Ata nuk e pranonin humbjen dhe provokonin appeared first on Telesport.