Joao Felix po shkëlqen në sezonin e tij të parë në Arabinë Saudite me fanellën e Al-Nassr, ku ka shënuar 21 gola dhe ka dhënë 15 asiste në 37 ndeshje në të gjitha garat.
Pas disa huazimeve rresht të dështuara, 26-vjeçari portugez u transferua në verën e kaluar nga Chelsea tek Al-Nass për 30 milionë euro. Me formën e treguar në Arabinë Saudite, ka ngjallur interesin e disa klubeve në Europës, mes tyre edhe të Manchester United.
“Djajtë e Kuq” e shohin portugezin si një përforcim ideal për sulmin e tyre për sezonin e ardhshëm dhe ndaj kanë nisur kontaktet e para me agjentin e tij, të famshmin Jorge Mendes.
Megjithatë, largimi i Joao Felix nga Al-Nassr vetëm pas një viti nuk do të jetë edhe aq i lehtë, duke ditur që ka nënshkruar për dy vite me klubin arab dhe kontrata i skadon në qershorin e vitit 2027.
Por, rikthimi në Premier League, këtë herë te Manchester United, mund të jetë një lëvizje ideale dhe e suksesshme për karrierën e sulmuesit portugez, ndaj largimi nga Al-Nassr mund të ndodhë shumë më shpejt nga sa pritej.
The post Joao Felix nuk e ka mbyllur ende me Europën, portugezin e duan sërish në Premier League appeared first on Telesport.









