Joao Felix “hesht” kritikët, Ronaldo shkëlqen me dy gola. Al-Nassr merr fitoren e tretë rresht (video)

Al-Nassr ka fituar 5-1 ndaj Al Riyadh, duke siguruar kështu fitoren e tretë rresht në po kaq ndeshje dhe tani kryeson me 9 pikë, po aq sa Al-Ittihad. Vendasit kaluan në avantazh që në minutën e 6-të, Coman asiston, Joao Felix dërgon topin në rrjetë. SHIKOGOLIN

Në minutën e 29-të ishte radha e Kinglsey Coman për të shënuar golin e dytë, pas asistit të Cristiano Ronaldos. Tre minuta më pas ishte Cristiano Ronaldo që trefishoi shifrat për Al-Nassr, pas asistit të Joao Felix. SHIKOGOLIN

Në fillim të pjesës së dytë, Joao Felix shënon golin e dytë përsonal dhe të katërtin për Al-Nassr. Miqtë shënojnë golin e nderit me Sylla në minutën e 50-të. Në minutën e 75-të, Cristiano Ronaldo shënoi golin e pestë pas asistit të Kinglsey Coman. SHIKOGOLIN

Al-Nassr fiton përfundimisht 5-1. Një ndeshje e shkëlqyer për Kinglsey Coman, i vlerësuar si “Lojtari më i mirë i ndeshjes” dhe po ashtu edhe për Joao Felix. Portugezi iu kundërpërgjigjet kritikëve me dy gola dhe një asist.

The post Joao Felix “hesht” kritikët, Ronaldo shkëlqen me dy gola. Al-Nassr merr fitoren e tretë rresht (video) appeared first on Telesport.