Joan Laporta konfirmon dorëheqjen si president i Barcelonës, të hënën tjetër bëhet zyrtare

Duke qenë se jemi në vit zgjedhjesh presidenciale te Barcelona, Joan Laporta ka konfirmuar se do të japë dorëheqjen si president i katalanasve. Zyrtarizimi i këtij vendimi do të jetë javën që vjën, të hënën më 9 shkurt.

Zgjedhjet për presidentin e ri të Barcelonës zhvillohen më 15 mars, statuti dhe rregullorja e klubit kërkon që presidenti në detyrë dhë anëtarët e tjerë që duan të rikandidojnë, duhet të japin dorëheqje nga postet aktuale, për të qenë kandidatë.

Deri tani nuk dihet se cilin do të ketë rival Joan Laporta për postin e presidentit. Janë përmendur disa emra si Victor Font, Marc Ciria dhe Xavi Vilajoana, por ditët në vijim pritet të mësohen kandidaturat zyrtare, përveç Laporta.

Megjithatë, Laporta konsiderohet favoriti kryesor për të fituar dhe për të vazhduar detyrën si president i Barcelonës.

The post Joan Laporta konfirmon dorëheqjen si president i Barcelonës, të hënën tjetër bëhet zyrtare appeared first on Telesport.