Viti i ardhshëm është vit zgjedhjesh te Barcelona, për presidentin e ri. Presidenti aktual, Joan Laporta, do të kandidojë sërish dhe deri tani ende nuk dihet kë do të ketë kundërshtarin kryesor.
“El Nacional” raporton se Joan Laporta, në rast rizgjedhje si president i Barcelonës, do të premtojë një transferim të bujshëm për verën e vitit 2026. Sipas raportimit në fjalë, Laporta do të tentojë të transferojë verën e ardhshme Erling Haaland. Edhe pse duket një operacion i pamundur, Laporta ka shpresa se mund ta bëjë realitet.
Sipas “El Nacional”, vështirësitë financiare të klubit do ta detyronin atë të aktivizonte formula të reja financiare. Megjithatë, ka optimizëm brenda bordit. Laporta e di se bindja e Haaland dhe sjellja e tij te Barça do të ishte një goditje mjeshtërore për të zgjatur mandatin e tij dhe për ta rikthyer Barcelonën në ballë të Evropës.
Norvegjezi shihet si pasuesi ideal i Robert Lewandowski, i cili do të largohet verën e ardhshme. Megjithatë, nuk dihet nëse synimi i Laportës për të transferuar Haaland është thjesht një premtim zgjedhjesh apo ka diçka të vërtetë.
The post Joan Laporta bën premtimin e bujshëm për zgjedhje, do sjellë një nga 3 sulmuesit më të mirë në botë appeared first on Telesport.