Juventus dhe Manchester United vazhdojnë të bisedojmë këtë verë për merkato. Negociatat për Jadon Sancho vazhdojnë, por gjatë bisedimeve, bardhezinjve iu ofrua edhe Marcus Rashford.
Sulmuesi 28-vjeçar, i cili u rikthye nga huazimi tek Aston Villa këtë verë, konsiderohet i tepërt për kërkesat e Ruben Amorim. Ndaj, United dëshiron ta shesë dhe Juventus e ka vlerësuar marrëdhënien me klubin anglez.
Mundësia e marrëveshjes duket e komplikuar. Manchester United vazhdon të kërkojë 50 milionë euro për Rashford. Kjo edhe për shkak se gjatë huazimit të tij gjashtëmujor te Villa, sulmuesi anglez tregoi se është i aftë të performojë në nivelin më të lartë.
Edhe Barcelona është e interesuar për të, ndaj konkurrenca dhe çmimi sugjerojnë se opsioni i Juventus nuk ka gjasa të materializohet. Bardhezinjtë synojnë një marrëveshje që u lejon të shmangin një shpenzim kaq të kushtueshëm.
The post Jo vetëm Sancho, Juventus e Manchester United bisedime edhe për një tjetër sulmues appeared first on Telesport.