Sikur të mos i mjaftonin top-transferimet që ka bërë deri tani, Liverpool nuk e ka mbyllur ende merkaton, pasi kërkon të bëjë edhe dy goditje të bujshme. Së pari, kampioni në fuqi i Anglisë synon transferimin e Alexander Isak.
Newcastle është e vendosur për shifrën 150 milionë euro, Liverpool deri tani ka ofruar 120 milionë euro. Por, palët janë ende në bisedime dhe shumë shpejt pritet të arrihet marrëveshja, duke ditur që sulmuesi suedez ka vendosur prej ditësh që do vetëm transferimin te Liverpool. Për të pati interes edhe nga Man. United, të cilët ofruan 170 milionë euro, por Isak refuzoi sepse do vetëm Liverpool-in.
Përveç Isak, Liverpool po punone dhe për transferimin e qendërmbrojtësit anglez të Crystal Palace, Marc Guehi. Klubi i kuq ka bërë dy oferta për qendërmbrojtësin 25-vjeçar, por janë refuzuar nga Crystal Palace.
Klubi që fitoi FA Cup sezonin e kaluar kërkon 60 milionë euro për të lënë të lirë mbrojtësin anglez. Në anën tjetër, Liverpool e sheh Marc Guehi si zëvendësuesin ideal në qendër të mbrojtjes të Ibrahima Konate. Francezi ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me të kuqtë dhe verën e ardhshme do largohet si lojtar i lirë drejt Real Madridit.
The post Jo vetëm Isak, Liverpool tenton edhe transferimin e yllit anglez appeared first on Telesport.