Pas Hakan Calhanoglu, ekipi i Gallatasaray po përpiqet të sjellë në Superligën turke një tjetër lojtar të inter, Yann Sommer. Ndërsa vazhdojnë të joshin Calhanoglu, klubi turk ka bërë kërkime fillestare për portierin e Inter.
Nuk mund të përjashtohet mundësia që një përpjekje e vërtetë për një transferim të zviceranit mund të mbërrijë në javët në vijim. Qëllimi i klubit zikaltër, për momentin është ta mbajë Sommer deri në skadimin e kontratës së tij të planifikuar për 30 qershor 2026, kur ai do t’i afrohet pragut të moshës 38 vjeç.
Sommer ishte një nga protagonistët e mëdhenj të sezonit të Inter, i cili përfundoi me 53 paraqitje dhe 22 ndeshje pa pësuar gol në të gjitha turnetë.
Pasi mbërriti në Milano në verën e vitit 2023, pas lamtumirës së Onana, ai ishte gjithashtu vendimtar në fitimin e titullit kampion një vit më parë, duke mbyllur kampionatin 2023/24 me 19 ndeshje pa pësuar gol.
The post Jo vetëm Calhanoglu, Gallatasaray kërkon një tjetër yll të Inter-it appeared first on Telesport.