Jo vetëm Alvarez, Barcelona synon edhe transferimin e qendërmbrojtësit më të mirë në Serie A

Për shkak të rregullave dhe problemeve financiare të klubit, Barcelona ka qenë shumë pasive këtë merkato. Katalanasit kanë siguruar transferimin e Joan Garcia dhe huazimin me të drejtë blerje të Marcus Rashford. Megjithatë, drejtuesit katalanas kanë projektuar që tani përforcimet që do të bëhen verën e ardhshme dhe në listë janë dy yje.

I pari është Julian Alvarez, i cili ka kohë që përflitet, objektivi i dytë i madh i katalanasve është Alessandro Bastoni. Largimi i Ingo Martinez, forma jo e mirë e Ronald Araujo, kanë bërë që katalanasit të kërkojnë një partner ideal për Cubarsi në qendër të mbrojtjes. Duke qenë se këtë merkato ishte e pamundur transferimi i Bastoni-t, synimi është të finalizohet verën e ardhshme.

Bastoni ka një kontratë me Interin deri në vitin 2028 dhe largimi i tij nga zikaltrit nuk do të jetë aspak i lehtë, por një ofertë e mirë ekonomike që mendohet të jetë 90-100 milionë euro, mund të ndryshojë situatën.

The post Jo vetëm Alvarez, Barcelona synon edhe transferimin e qendërmbrojtësit më të mirë në Serie A appeared first on Telesport.