Jo një por dy futbollistë, Gallatasaraj ka gati ofertën për “tepricat” e Manchester City

Gallatasaraj është gati t’i japë një dorë Manchester City, duke marrë dy lojtarët që konsiderohen të tepërt për trajnerin Pep Guardiola. Sipas “Footmercato”, përveç portierit Ederson, turqit kërkojnë edhe mbrojtësin Manuel Akanji.

Klubi turk është gati të paraqesë ofertën e tij të parë te Manchester City pas kontaktit fillestar me klubin anglez në lidhje me mbrojtësin zviceran. Oferta fillestare do të jetë rreth 17 milionë euro, plus 2-3 milionë euro në bonuse.

Kjo shumë është pak më e ulët se çmimi i kërkuar nga City për mbrojtësin. Megjithatë, diferenca është shumë e vogël dhe marrëveshja duket se është pranë. Gallatasaray do të takohet gjithashtu me agjentin e lojtarit sot.

Përveç Akanji, klubi turk është ende duke ndjekur Ederson. Portieri brazilian konsiderohet si një lojtar që po largohet nga Pep Guardiola, i cili është i etur të sjellë Gianluigi Donnarumma pas ndarjes së portierit italian me Paris Saint-Germain.

The post Jo një por dy futbollistë, Gallatasaraj ka gati ofertën për “tepricat” e Manchester City appeared first on Telesport.