Jo loja me këmbë, por paga e lartë… Drejtori i PSG shpjegon pse e “flakën” Donnarumma

“Donnarumma kërkoi pagë në nivelin e PSG-së së mëparshme, jo të PSG-së aktuale”, – zbuloi Luis Campos, drejtor sportiv i klubit kampion të tripletës. Kjo është arsyeja kryesore e largimit të portierit italian, jo kërkesa e Luis Enrique për një portier më të aftë me këmbë, gjë për të cilën u zgjodh Chevalier.

Agjenti i Donnarumma, Enzo Raiola, kishte bërë të qartë se oferta për rinovimin (një vit i mbetur nga kontrata) ishte shumë e ulët për klientin e tij. Campos shtoi: “Kur kërkon pagë si PSG-ja e mëparshme, jo e tanishmja, duhet të gjejmë zgjidhje”.

PSG ka ndryshuar politikën e pagave. Baza fikse është më e ulët, me bonuse të bazuara në meritë dhe performancë. Campos theksoi: “Ylli është klubi dhe grupi, jo individi. Stabiliteti nuk ndryshon për një lojtar që kërkon privilegje”. Si zgjidhje, PSG bleu Chevalier nga Lille për 40 milionë euro. Donnarumma, ndërkohë debutoi me sukses te Manchester City.

The post Jo loja me këmbë, por paga e lartë… Drejtori i PSG shpjegon pse e “flakën” Donnarumma appeared first on Telesport.