“Jo, faleminderit”! Milan refuzon direkt ofertën e PSG-së për Leaon, Tare ka një plan tjetër

Pas humbjes 3-0 ndaj Chelsea-n në finalen e Kupës së Botës për Klube, PSG po përgatitet të bëjë disa goditje të bujshme në këtë merkato. Një nga objektivat e francezëve është edhe Rafael Leao. “L’Équipe” raporton se PSG i ka dërguar së fundmi një ofertë fillestare Milanit në lidhje me Rafael Leao-n, por ka marrë refuzimin e menjehershëm nga kuqezinjtë.

“Jo, faleminderit”, ka qenë përgjigjja e drejtuesve të Milanit, të cilët nuk e mendojnë largimin e yllit portugez këtë merkato. Madje, drejtori sportiv, Igli Tare, po punon për një rinovim të ri të kontratës me Rafael Leaon. Kontrata aktuale e portugezit skadon në vitin 2028, ndërsa Tare dhe drejtuesit e Milanit po mendojnë për t’i ofruar një rinovim, ku sigurisht pritet të ketë edhe një rritje rroge për të.

Në anën tjetër, ka qenë edhe trajneri Max Allegri që iu ka kërkuar drejtuesve të mos e shesin Rafa Leao-n, pasi ai e sheh portugezin si lojtar kyç në projektin e tij. Për Leao-n, përveç PSG-së, ka pasur interes edhe nga klube të tjera të mëdha si Man. United, Chelsea, Bayern, Barcelona etj, por mesa duket drejtuesit e Milanit janë të vendosur se duan të zgjasin bashkëpunimin me portugezin dhe nuk e mendojnë largimin e tij.

The post “Jo, faleminderit”! Milan refuzon direkt ofertën e PSG-së për Leaon, Tare ka një plan tjetër appeared first on Telesport.