Alex Jimenez, i blerë përfundimisht nga Bournemouth për 19 milionë euro, plus 5 milionë bonuse (50% për Real Madridin), është tashmë ish-lojtar i Milanit, por flet me dashuri për kuqezinjtë: “Është klubi që më aktivizoi në ekipin e parë, çka e kam dashur dhe dua. Nuk doja të largohesha, por e kuptova se nuk do të isha protagonist aty”.
Spanjolli i lindur më 2005 shpjegon: “Nuk më dhanë përgjegjësinë që mendoja se e meritoja. Kërkova fanellën me numër 2 për traditën e mbrojtësve të mëdhenj, por më thanë jo, se nuk isha gati, se isha i papjekur. Gaboheshin. Prej aty humba përqendrimin dhe u vonova disa herë”.
Për mesazhin kundër Massimiliano Allegrit (“nuk kam luajtur fare…, ai trajner mu*i…”) tha: “Ishte budallallëk. Nuk mendoj ashtu, e tregon historia e tij. Kërkova falje dhe ai e pranoi. Situatat më bënë të humbas qetësinë dhe i kërkova klubit zgjidhje”.
Për rikthimin: “Jam i fokusuar te Bournemouth, por e doja Milanin dhe nuk do t’ia mbyll kurrë dyert. Nëse luaj sot në Premier League, është edhe falë Milanit. Koha do ta tregojë”.
The post Jimenez: Nuk mendoj se Allegri është ‘trajner m*ti’. E doja Milanin, nuk do t’ia mbyll kurrë dyert appeared first on Telesport.










