Privilegjet dhe të mirat e shtetit i gëzon dhe s’i lëshon duarsh.
Por, mediat “po m’i rrezikojnë vajzat”.
Xhipa të zinj në kolonë dhe seri – edhe thjesht për të pirë kafe bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu.
Këto resurse të shtetit, Vjosa Osmanit, del t’i kenë depërtuar nën lëkurë.
Një kameraman u arrestua se pse po ia filmonte mbrojtjen e afërt të angazhuar në ruajtjen e vajzave të saja.
Kjo pasi i dërgoi në shkollim fillor privat elitar – tejet të shtrenjtë – me rreth 15 mijë euro viti shkollor.
Vjosa Osmani u lajmërua me një sulm të egër shantazhi – që përbën vepër penale – ndaj gazetarëve, duke u thirrur në informacone të Agjencionit Kosovar pë Inteligjencë.
Ky shantazh publik i hapur u konsiderua menjëherë alarmant nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.
“Asnjëherë, disa të ashtuquajtur gazetarë (për ndonjë prej tyre do të shokoheshit se me çfarë veprimtarie të kundërligjshme merren, sipas institucioneve tona të sigurisë)”, shkroi ajo.
Gazetari Lirim Mehmetaj i reagoi saktësisht për këtë pjesë duke e elaboeruar “krimin e trefishtë” që Vjosa Osmanit e ka kryer me këtë deklarim.
“Krimi i parë dhe më i buti: duke mos iu referuar asnjë gazetari konkretisht, ajo synon të zvogëlojë peshën e lajmit për sjelljet skandaloze të familjes së saj… Në rast se ekziston në mes ndonjë gazetar me bagazh kriminal, Vjosa e AKI-ja sipas legjislacionit në fuqi janë të detyruar të procedojnë për hetim dhe gjykim penal.”
“Krimi i dytë dhe pak më i rëndë: disponimi i këtyre informacioneve pa asnjë procedim penal sipas ligjit përbën përpjekje për shantazh të gazetarëve. Në emër të demokracisë, çohu mender Presidente dhe fol me emra se me çka mirrem unë, Lirim Mehmetaj?”.
“Krimi i tretë dhe më i rëndi: Vjosa Osamni e pranoi se ka qenë në dijeni për veprimtarinë kriminale të AKI-së në përndjekje të gazetarëve për të dëmtuar reputacionin e tyre në shenjë hakmarrje personale”, shkroi Mehmetaj.
Profesori i gazetarisë, Alban Zeneli, as që beson që në rend të parë Vjosa Osmani ka ndofarë të dhëne: dhe se, po të kishte pasur, “nuk do të ngurronte për të gjetur mënyra për t’i publikuar”.
“Këtyre të dhenave që i refereohet presidentja, ajo ka qasje eksluzive për shkak të postit dhe perdorimi i tyre për qëllime të sulmeve ndaj mediave përbënë një keqpërdorim të të dhënave. Duke pasur parasysh, sulmet e presidentes dhe burrit të saj ndaj mediave nuk janë të sotme, datojnë që nga marrja e postit nga znj. Osmani, dhe po të kishin të dhëna të tilla nuk do ngurronin të gjenin mënyra për t’i publikuar.
Prandaj, bëji publike znj. Presidente, është në interes publik nëse ka raste të tilla që të shohim edhe ne nga kush po informohemi, nëse nuk e bënë këtë gjë, së paku po keqperdorni të dhënat për sulme politike, ose po shpifni”, tha ai.