Edoardo Bove po nis një kapitull të ri te Watford, pas një viti shumë të vështirë. “Nuk është një zgjedhje e dytë, por sfidë, vendi i duhur për mua”, – thotë ai, duke vlerësuar ambientin familjar dhe mbështetjen e pronarit Gino Pozzo, si dhe drejtorit teknik Nani.

Bove shpjegon procesin e përshtatjes me trupin e ri: “Jam mirë, po mësoj ta njoh trupin tim të ri…, e kam pranuar atë që më ndodhi”. Aspekti psikologjik ka qenë i fortë: “Kur fillova të vrapoja dhe ndjeja zemrën që rrihte fort, mendoja për të”. Për defibrilatorin e implantuar nën lëkurë thotë: “Është pjesë e imja…, si një telefon, pak më i vogël, mes brinjëve dhe lëkurës”.

Ai pranon momentet e dyshimit, por falënderon familjen dhe partneren: “Një shans i dytë? Po, për jetën, jo vetëm futbollin”. Pas konsultimeve me ekspertët, vendimi është i qartë: mund të rikthehet të luajë, duke u monitoruar vazhdimisht, pas arrestit kardiak që pësoi në fushë me fanellën e Fiorentinës, çka ia bëri të pamundur vazhdimin e futbollit në Itali.

The post Jeta e dytë e Bove, pas arrestit kardiak në fushë: Defibrilatori? Si një telefon mes brinjëve… appeared first on Telesport.










