Jessie J ndan pamje prekëse nga dhoma e spitalit: Duke pritur rezultatet

Këngëtarja britanike, Jessie J, ndau dje foto dhe video nga spitali nëpërmjet profilit të saj në Instagram, të cilat u bënë gjatë 48 orëve të fundit të trajtimit të saj.

Konkretisht, ylli 37-vjeçar njoftoi së fundmi se iu diagnostikua kanceri i gjirit dhe menjëherë pas kësaj mbajti performancën e saj të fundit para trajtimit.

Tani ka vendosur të flasë hapur rreth asaj se si shkoi operacioni dhe të ndajë disa nga momentet e saj të vështira.

Foto: Screenshot/Instagram

Në disa foto dhe video, Jessie J shihet duke qarë në shtratin e spitalit ndërsa bashkëshorti i saj Chanan duke e mbështetur. Ajo gjithashtu ndau foto dhe video me djalin e saj Sky Safir.

“Paralajmërim për gjak. Ky postim përmban disa nga uljet dhe ngritjet e 48 orëve të fundit. Gjithmonë do të tregoj pjesët e mira dhe të vështira të çdo udhëtimi që kaloj”, deklaroi ajo në fillim.

Pastaj falënderoi mjekun e saj dhe të gjitha infermieret që u kujdesën për të, si dhe të gjithë ata që e vizituan.

“Jam mirënjohëse ndaj mjekut/kirurgut tim dhe të gjitha infermierëve që u kujdesën për mua, si dhe familjes dhe miqve të mi që erdhën të më vizitonin. Tani jam në shtëpi, duke pushuar dhe duke pritur rezultatet”, vazhdoi ajo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jessie J (@jessiej)

Si kujtesë, Jessie performoi së fundmi në Summertime Ball, ku tha para 80 mijë njerëzve se do të ishte performanca e saj e fundit para operacionit.