Jep dorëheqje CEO i “Astronomer” pas incidentit me “Kiss Cam” në koncertin e “Coldplay”

Andy Byron, drejtori ekzekutiv i kompanisë teknologjike “Astronomer” me seli në Nju Jork, ka dhënë dorëheqjen nga roli i tij pasi u pa duke përqafuar një punonjëse në një koncert të “Coldplay”, sipas një postimi në LinkedIn nga kompania të shtunën.

Bordi i drejtorëve të “Astronomer” pranoi dorëheqjen e Byronit, sipas postimit në LinkedIn, dhe do të fillojë kërkimin për drejtorin ekzekutiv të ardhshëm, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

“Siç u tha më parë, ‘Astronomer’ është i përkushtuar ndaj vlerave dhe kulturës që na kanë udhëhequr që nga themelimi ynë. Udhëheqësit tanë pritet të vendosin standardin si në sjellje ashtu edhe në llogaridhënie, dhe kohët e fundit, ky standard nuk u përmbush”, shkroi kompania të shtunën.

Kompania të premten tha se bashkëthemeluesi dhe drejtori kryesor i produktit të “Astronomer”, Pete DeJoy, do të shërbejë si drejtor ekzekutiv i përkohshëm.

The post Jep dorëheqje CEO i “Astronomer” pas incidentit me “Kiss Cam” në koncertin e “Coldplay” appeared first on Kosovapost.net.