Jennifer Lopez, 56 vjeçe, publikoi një seri selfiesh provokuese në Instagram, duke treguar këmbët elegante dhe të pasmet e saj të famshme.
E veshur me triko të zezë, çorape me motive lulesh dhe bizhuteri ari, ylli i “Hustlers” i shtoi pamjes një prekje franceze.
Postimi, i shoqëruar vetëm me një emoji zemre të zezë, mori reagime të shumta nga fansat dhe miqtë e saj të famshëm, mes tyre Paris Hilton, shkruan DailyMail.
“Këmbë miliona dollarëshe” dhe “Përsosmëria ekziston” ishin disa nga komentet entuziaste.
Lopez duket në formë të shkëlqyer, pavarësisht ndarjes së bujshme nga Ben Affleck në vitin 2024, pas dy vitesh martesë.
Aktorja dhe këngëtarja është e angazhuar me projekte të reja, përfshirë komedinë romantike “Office Romance” dhe muzikalin “Kiss of the Spider Woman”, që pritet të dalë në kinema më 10 tetor.
Filmi, ku ajo luan rolin kryesor, ka gjasa të jetë një nga kandidatët kryesorë në sezonin e ardhshëm të çmimeve. /Telegrafi/