Jennifer Aniston tregon format e saj në një fustan të ngushtë, ndërsa promovon markën e flokëve

Jennifer Aniston, 56 vjeçe, mahniti ndjekësit me pamjen e saj rinore dhe trupin e tonifikuar në fotografitë nga fushata e fundit për markën e saj të kujdesit të flokëve ‘Lolavie’.

Aktorja veshi dy fustane të ngushtë – një të zi dhe një vishnje, që theksonin linjat e saj elegante.

Ajo postoi një set imazhesh nga prapaskenat e fotosesionit, ku shfaqej edhe fotografi Norman Jean Roy, shkruan DailyMail.

‘Lolavie’, e lansuar nga Aniston në vitin 2021, është një linjë natyrale, vegane dhe pa testime mbi kafshët.

Për formën e saj, Aniston ka zbuluar se stërvitet rregullisht me trajnerin personal Dani Coleman dhe ndjek metodën e ushtrimeve Pvolve, që kombinon lëvizjet me ndikim të ulët dhe pajisje me rezistencë.

Ajo thekson rëndësinë e ruajtjes së masës muskulore, veçanërisht me kalimin e moshës.

Jennifer ndjek parimin 80/20 në ushqyerje – 80% të kohës ha shëndetshëm dhe 20% lejon veten të shijojë “ushqime mashtruese”, si një Dirty Martini në ditët e saj të lira.

Aktorja thotë se sot fokusohet më shumë te balanca dhe kujdesi ndaj vetes, duke shmangur stërvitjet ekstreme që dikur i shkaktuan dëmtime. “Nuk dua më të punoj kundër trupit tim, por me të”, – është shprehur ajo.