Jenna Ortega veshi një fustan i përbërë me copa xhami: E kam problem të ulem

Jenna Ortega ishte e ftuar në The Late Show, emision i cili moderohet nga Stephen Colber.

Aktorja 22-vjeçare mori vëmendjen me paraqitjen e saj, duke veshur një fustan të kuq.

Por, ajo që ishte e veçanta e këtij fustani ishte se përbëhej prej copave të xhamit, këtë e bëri të ditur vetë artistja gjatë emisionit.

“Është i përbërë prej xhami dhe nuk do të gënjej, ndonjëherë disa copa më pengojnë të pasmet sa herë që ulem”, u shpreh Ortega.

“Ndihem rehat dhe jo rehat në të njëjtën kohë”, deklaroi mes tjerash.

Jenna Ortega është një aktore shumë e dashur për publikun dhe njihet për paraqitjen e saj në disa seriale të njohura.

Ndër ta është edhe seriali “Wednesday” në të cilin luan personazhin kryesor. Sezoni i dytë i këtij seriali pritet të lansohet këtë vit.